STRUGA
Struga ndodhet në pjesën jugperendimore të Maqedonisë 176 km larg Shkupit. Brigjet e Strugës lagen nga Liqeni i Ohrit një ndër liqenet më të mirë të Europës, por edhe për kundër këtij fakti në Strugë nuk ka ndonjë port . Lumi Drini i Zi e ndan qytetin në dy pjes që i jep një bukuri tërheqëse për shumë vizitorë. Struga ndodhet buzë Liqenit të Ohrit, në dy anët e lumit Drini i Zi në Shqipërine Jugore por nën zgjedhën e Republikës së ashtuquajtur "Maqedoni". Struga permendet që nga antika dhe shtrihet në rrugën romake Via Egnatia , ku përmendet me emrin ilir Enhallon . Prej aty ku fillon lumi Drin shtrihet një panoramë e mrekullueshme e Liqenit të Ohrit. Ujërat e tij të pastra e të kaltra rrethohen nga malet e Galiçicës, Jabllanica dhe Mokra me plot bukuri natyrore, burime të kthjellta, liqej malor, fshatra piktoreske dhe një numër të madh përmendoresh historike.