sokrati

Sokrati lindi në vitin 470 p.e.s dhe vdiq në vitin 399 p.e.s. ishte një filozof i lashtë grek. Ndihmesa e tij më e rëndësishme në mendimin evropian është mënyra e hulumtimit, e njohur si përzgjedhje, që e zbatoi në shqyrtimin kritik të koncepteve themelore morale. Për këtë arsye Sokrati njihet si babai i etikës apo filozofisë morale si dhe filozofisë në përgjithësi. Sokrati nuk la pas asnjë shkrim. Burimi kryesor i të dhënave mbi Sokratin është nxënësi i tij Platoni, e më pas Ksenofoni. Dëshmi tjetër mbi Sokratin gjendet në komedinë "Retë" të Aristofanit. Përgjithsisht mendohet se Sokrati nuk shkroi asgjë, për shkak të mendimit të tij, se filozofia nuk mund të çohet përpara nga një shkrim, gjersa ai përçon njohuri por jo dituri.

 

 

Thënie të Sokratit

Duhet të hahet për të jetuar, jo të jetohet për të ngrënë.

Kush do të lëvizë botën të lëvizë më parë vetveten.

Un e di që s´di.

Sak isha një njeri shumë i ndershëm për të jetuar dhe qenë politikan.

Këshilla ime për ty është të martohesh; nëse do të gjesh një grua të mirë, do të jesh i lumtur; nëse nuk do ta gjesh do të bëhesh një filozof.

Padija është zanafilla e të gjitha të këqiave.

Është më mirë të pësosh padrejtësi sesa të ushtrosh.

Kujtohu gjithnjë, se çdo gjë është kalimtare (e përkohëshme); atëherë nuk do të jesh tepër i gëzuar në lumturi dhe jo shumë i pikëlluar në fatkeqësi (vuajtje).

Kush beson, se është diçka, ka ndaluar, të bëhet diçka.

Ku s´ka me fjalosje, fillon dhuna.

Nuk është marre (kori), të mos dish asgjë, por, të mos duash të mësosh kurrgjë.

Jo sepse është e vështirë, nuk guxojmë, por sepse nuk guxojmë, është e vështirë.

Unë nuk mund ta mësoj askënd për asgjë ; Unë vetëm mund t'i bëj të mendojnë.