platoni

Platoni (greqishtja Πλάτων; latinisht Plato; origjinal "Aristokles") ishte një filozof i Greqisë antike dhe ka jetuar në Athinë prej 427 p.e.s. deri 347 p.e.s., ai vlen si nje ndër filzofët më të rëndësishem të historisë, student i Sokratit, autor i disa dialogjeve filozofike dhe themelues i Akademisë në Athinë ku studio dhe Aristoteli. Platoni lindi në një familje aristokrate. Babai i tij Aristoni ka rrjedhur nga mbreterit e hershem të Athinës, dhe e ëma quhej Peristona. Kur Platoni ishte ende fëmi i vdiq babai ndërsa nëna u martua me Pyrilampesin i cili ka qen administrator në qeverin e Perikliut. Si i ri Platoni ka pasur ambicje politike. Ndoshta për shkaqe sigurie ai për një kohë e lëshon Athinën dhe ka udhëtuar për në Itali, Sicili dhe Egjypt. Në vitin 387 p.e.s Platoni formon akademin në Athin, të cilën shkenca rregullisht e konsideron si univerzitetin e par në Europ, kjo Akademi qëndroi nëntë shekuj me rradhë. Platoni ka dhënë mësim në Akademi intenzivisht dhe ka shkruajtur mbi shumë çështje filozofike, që kanë qënë veçanërisht të lidhura me politikën, etikën, metafizikën dhe epistimologjinë. Ndër shkrimet më të rëndësishme të Platonit janë dialogjet e tij. Mendohet që që të gjitha dialogjet autentike të Platonit kanë mbijetuar.

 

 

veprimtaria

 

Megjithëse Platoni ka qenë në rini poet, ai nuk ka shkruar qoftë edhe një traktat të vetëm, ose një dialog, me një fjalë nuk ka shkruar një vepër në të cilën do të shprehte pikëpamjet e veta mbi poezinë dhe llojet tjera të artit. Pikëpamjet e tij ai i ka shprehur në një kontekst shumë më të gjerë dhe në kuadër të çështjeve të tjera të rëndësishme për filozofinë e tij. Në këtë mënyrë ato pikëpamje krijojnë përshtypjen e gjërave të shpërndara, mendimeve të shkëputura, mbi disa probleme të cilat në një moment të caktuar duke qenë pjesë e një veprimi më të gjerë, e kanë preokupuar vëmendjen e tij. Në kuadër të veprimtarisë së tij krijuese, Platoni, filozofi i shquar grek dhe një nga filozofët e mendimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohëve, jep mendime dhe vlerësime të çmueshme dhe mjaft interesante edhe për artin (poetik). Platoni zgjodhi formën e dialogut[2] për të shtruar pyetje të ndryshme e për të shqyrtuar çështje të shumta të të menduarit. Pra, përmes formës dialogjike të trajtimit të problemeve, Platoni gjeti mënyrën më të përshtatshme dhe më të mirë për t'i shprehur pikëpamjet e tij për shumë çështje që kishin të bënin me filozofinë, politikën, kulturën, muzikën, pikturën, poezinë, etikën etj.. Me një fjalë, paraqiti kohën në të cilën jetoi dhe veproi, kohën me të gjitha manifestimet dhe dimensionet e mundshme. Është sidomos krahasimi, forma më e shpeshtë që hasim në dialogët e tij, ajo që i mundësoi Platonit të shprehte qartë gjithë atë që mendonte, gjithë atë që bluante në mokrat e „atelies“ së tij. Diskutimet e gjalla e plot temperament të personaliteteve që hyjnë në dialog, konfrontimi i mendimeve të tyre rreth problemeve që shtrojnë, stili elegant e poetik janë disa nga karakteristikat që i përshkojnë dhe i cilësojnë dialogët e Platonit, veprën e tij në tërësi.

 

 

veprat

Sokrati është një karakter i zakonshëm në Dialogjet e Platonit. Janë, sidomos, librat III dhe X te „Shteti“, dialogët Ijoni ose Mbi Iliadën, Hipia i madh, Fedri, Fedoni, Elozhi i dashurisë e të tjera, ku Platoni shpalos pikëpamjet e tij për artin në përgjithësi e për poezinë në veçanti.

"Ngadhënjimi i parë dhe i madh është ngadhënjimi i vetvetes. Të jesh i mposhtur nga ana e vetvetes është gjëja më e turpshme dhe më e mjerueshme".

"Vetëm të vdekurit e kanë parë fundin e luftës".

Ndonëse dikush është krejt mosbesues ndaj ekzistencës së zotave, nëse ai ka drejtësi të karakterit, ai e urren të keqen tek njeriu. Ky zët ndaj padrejtësisë nuk e lë atë të bëjë veprime të padrejta, e kështu tek i shmanget së padrejtës i bashkohet së drejtës.

Një pjesë e njerëzimit nuk beson fare në ekzistencën e zotave.