Politikani britanik: Kam fjetur me një sulmues të Arsenalit

2013 •  Comments (64)  • 

Një politikan britanik u vendos në qendër të një skandali publik, pasi pranoi se ka pasur raporte seksuale me një sulmues të Premier League, konkretisht të ekipit të Arsenalit. Këshilltari i Bashkisë së Londrës, i cili është vendosur më parë në qendër të vëmendjes për një tjetër skandal publik, e bëri këtë deklarim në një blog, rreth një çështje që nuk lidhej me futbollin. Një konservator, Coleman u pezullua në 2012-n nga partia, pasi u arrestua për dhunimin e një gruaje, e cila tentoi ta fotografonte pa aprovimin e tij.

Aktualisht, ai është një këshilltar i pavarur. “Për dike që thotë se nuk kam interes për futbollin, ndonëse dy vjet te shkuara ndoqa ndeshjen Barnet-Port Vale, ju them se përpara disa vitesh kam fjetur me një sulmues të Arsenalit”, shkroi ndër të tjera në blog Coleman. Këshilltari është vënë në qendër të vëmendjes edhe më parë, për shkak të parregullsive të dyshuara në deklarimin e fitimeve prej 130 mijë paundësh për vitin e kaluar.

Vaji i peshkut dhe aspirina kundër dhimbjeve të artritit

, 2013 •  Comments  • 

Sipas një studimi të kryer kohët e fundit në Boston, vaji i peshkut dhe aspirina luftojnë në mënyrë efektive inflamacionin, i cili është përgjegjës për një mori sëmundjesh si ato të zemrës, kanceri, artriti, Alzheimeri. Aspirina dhe acidet yndyrore Omega 3 njihen secila për efektin e tyre intiinflamator, por studimi thotë se kur ato merren së bashku mund të kontrollojnë përgjigjet aktive të sistemit imunitar, që lidhen me sëmundje afatgjata. Inflamacioni i zgjatur në kohë mund të kthehet në kronik, çka çon në dëmtimin e valvuleve të zemrës dhe qelizave të trurit, duke shkaktuar goditje atak në zemër apo në tru dhe duke rritur rezistencën ndaj insulinës, që bën të shfaqet diabeti. Gjithashtu, ky inflamacion lidhet edhe me zhvillimin e kancerit. Aspirina është e njohur për përdorimin në parandalimin e infarkteve dhe goditjeve në tru, pasi hollon gjakun dhe bën më të lehtë qarkullimin e tij.

E kombinuar me acidet yndyrore Omega 3, ajo kthehet në një ilaç të vërtetë kundër artritit. Nëse për aspirinën duhet të drejtoheni në farmaci, acidet yndyrore mund t'i merrni nëpërmjet ushqimit si vaj peshku, salmon, sardele, pulë, arra, spinaq dhe yndyrat vegjetale.

Fshatrat e kancerit në Kinë

, 2013 •  Comments  • 

Ministria kineze e Mjedisit pranoi për herë të parë ekzistencën e të ashtuquajturve “fshatra të kancerit”, pas disa vitesh spekulimi mediatik mbi ndërlikimet e krijuara nga ndotja në disa zona të ndryshme të vendit. Aktivistë të shoqërive civile ishin ata që detyran shtetin të pranonte këtë të vërtetë të sikletshme, duke matur përqindjen e prekshmërisë në zona specifike, krahasuar me normën kombëtare të prekjes nga tumoret. Si rrjedhojë e industrializimit të shpejtë dhe në shumë raste, mungesës së kritereve për mbrojtjen e shëndetit dhe mjedisit në Kinë, ndotja në disa zona është bërë aq problematike, sa që ndikon në një rritje drastike të numrit të të prekurve nga sëmundjet kancerogjene, ato respiratore apo në deformime fizike tek të sapolindurit.

Përballë raportit të publikuar nga shoqëria civile, Ministria e Mjedisit pranoi në një dokument se “shumë toksina kimike kanë shkaktuar emergjenca të ndryshme mjedisore, të lidhura me ndotjen e ujit dhe ajrit”. Në dokument pranohet gjithashtu se “shumë lëndë kimike të ndaluar në vendet e zhvilluara janë ende prezente në Kinë”. Megjithatë, ministria refuzoi të komentonte shprehjen “fshtatra të kancerit”, duke e konsideruar si të “pasaktë” dhe një term “abuzues”.