oktisi

Fshati Oktis shtrihet 11 kilometra në perëndim të fushës së Strugës, në pjesën lindore të malit Jabllanicë. Është fshat kodrinoro – malor me lartësi mbidetare prej 800 metrash. Ka të zhvilluar blegtorin, bujqësinnë si dhe pylltarin. Në kuadër të fshatit Oktis punon shkolla tetëvjeçare me rreth 800 nxënës. Në fshatin Oktis ka gjithashtu ambulance, objekte hotelerike, puntori private, fabrika të vogla dhe shitore.

 

 

Fshati Oktis është vendbanim i madh dhe numëron 1000 shtëpi. Në këtë vendbanim banojnë rreth 4000 banorë. Popullata e këtij vendbanimi është e përzier, numrin më të madh e përbejnë shqiptarët mandej maqedonasit dhe turqit. Banorët e këtij vendbanimi i përkasin religjionit islam dhe atij ortodoks, për këtë arsye në fshat ka dy xhami dhe tre kisha. Popullata kryesisht merret me profesione të ndryshme si me ndërtimtari, blegtori, bujqësi si dhe me pylltari, një pjes punojnë nëpër ndërmarjet private të fshatit. Edhe nga ky vendbanim ka mjaft banorë që jetojnë dhe punojnë përkohësisht në shtetet europiane.

 

 

Fshati Oktis konsiderohet ndër venbanimet e vjetra në rajonin e Strugës, që nga koha e pushtimit romak, argumnte për këtë janë bazilikat ne këtë vendbanim. Si monumente të vjetra janë : “VAJTOS – GRADISHTË'', vendbanim i fortifikuar nga koha romake që ndodhet tre kilometra larg në veriperëndim të fshatit ; “ GONĢAROVSKA KUQA '', që daton nga koha antike dhe ndodhet në perëndim të fashatit : “ SHËN ATANAS '', kishë mesjetare që ndodhet në perëndim të fshatit.