Objektet fetare

2013 •  Comments (64)  • 

Ne Strugë ndodhen edhe tempuj fetar Islam të ndertuar në kohën e Perandorisë Otomane, sikurse teqe dhe xhami. Afër qendrës së qytetit ndodhet teqja Helveti e ndërtuar nga Baba Hasan nga fillimi i shekullit XVIII . Kjo teqe ka odën e lutjeve, odën e kafesë, verandën dhe odën e pritjes, minare dhe ballkon. Në afërsi të postës ndodhet edhe xhamia e qytetit e cila është renovuar gjatë kohës së socializmit dhe e ke humbur konstruksionin e vjetër. Një xhami tjetër në Strugë ndodhet në afërsi të liqenit përball hotel Drinit.

 

Hamami

, 2013 •  Comments  • 

Një objekt tjetër i rëndësishëm është edhe Hamami , nje banjë publike tradicionale orientale që ndodhet gjithashtu afër qëndrës së qytetit.

 

 

 

 

Kishat

, 2013 •  Comments  • 

Kisha e Shën Nikollë Drimenit ndodhet në anën e majtë të Drinit. Gjatë ndërtimit të kishës janë zbuluar themelet e kishës së vjetër, por nuk janë ruajtur shënime për formën e saj. Thuhet se edhe qyteti i lashtë i Strugës quhej Drimeni , se ka qenë vendbanim i madh pranë Liqenit, me 24 tempuj, me sheshe dhe ndërtesa me kolonada, rreth 15 minuta ecje në jug-perendim të qytetit të sotëm. Dhe vërtet kur Lieqeni është i kthjellët nën ujrat e tij mund të shihen mure dhe kallderma.

 

 

Busti i Nënë Terezës

, 2013 •  Comments  • 

Në Strugë ndodhet edhe busti i shenjtores së madhe shqiptare që njihet për bamirësi në të gjithë botën Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza . Busti i saj është vendosur në qendër ne sheshin e qytetit të Strugës përballë postës.