lezha

Lezha është qytet në Shqipërinë veriore. Lezha ndodhet në një pozicion gjeografik shumë të favorshëm për sa i perket klimës saj bregdetare. Bregdeti i detit Adriatik ndodhet jo më shumë se 8 km. Ftillezimi i historise njerezore gjallon ne Lezhe qe ne periudhen parahistorike, ne epoken e bronxit dhe te hekurit. Arkeologjia hap enigmat e mbyllura te zanafilles. I vetmi objekt perfaqesues i dores se njeriut prehistorik, qe eshte gjetur deri me sot, ne kete areal eshte nje sopate e vogel prej guri punuar, gjetur rastesisht, gjate germimeve per hapjen e themeleve te nje godine ne qendren e Lezhes. Eshte sopate guri, e tipit te quajtur "gjuhe lope". Vetvetiu, kjo veper ne miniature, zmadhohet ne perfytyrimin tone, si deshmi e ekzistences se vendbanimit prehistorik dhe eshte nje motiv ngacmues per zbulimet e ardhshme ne rrafshin e prehistorise. Themelimi i qytetit te Lezhes eshte nje ceshtje e hapur shkencore, por teza e autoktonise ilire te qytetit te Lezhes, qe paralelizohet ne te njejten hapesire kohore edhe me qytete te tjera ilire te medha eshte me bindese dhe me e sakte. Lezha, si qytet me hershmerine e saj, perfaqesonte nje qerthull te nje fisi ilir prej te cilit trashegonte emrin e tij Lissitan. Ky emer dokumentohet nepermjet monedhave te prera nga qyteti. Me vone, Lezha, do te jete kryeqendra e krahines se banuar nga pirustet, qe sipas Strabonit benin pjese edhe ne fiset ilire panone, qe paten prijes Baton.

Qyteti antik i Lezhes cilesohet si Lissitan. Jane bere disa zberthime etimologjike deri me sot nga dijetare te ndryshem. Eshte perngjasuar emri Lezhe, apo Liss me fjalen shqipe "Lis' c'ka perben nje etimologji popullore. Ka te tjere qe emrin Lezhe e lidhin me emrin Alesio, ngaqe permendet ne dokumentet mesjetare shume shpesh, me kuptimin Aleks, madje dhe Aleksander. Ky emer lidhet edhe me emrin e Llesh apo Lek Dukagjinit, si derivate te emrit me te plote Aleksander. Keto shpjegime etimologjike jane gjithashtu ne rrafshin e etimologjise popullore, dhe duhet thene, se emri topik Lissitam cka parakupton rrenjen Liss, eshte nje emer autentik ilir, kuptimi i te cilit, per arsye te nje lartesie teper te skajshme mund te themi se nuk ka mbetur i zberthyer shkencerisht kenaqshem deri me sot.