Këngë Jeho

2013 •  Comments (64)  • 

Festivali i këngëve dhe valleve të stilizuara popullore “ KËNGË JEHO '' themeluar në vitin 1992 mbahet çdo vit në qytetin e Strugës nga fundi i korrikut apo nga fillimi i gushtit . Në këtë festival për çdo vit marrin pjesë shoqëri kulturoro artistike nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, vende të tjera evropiane dhe SH.B.A të cilët kultivojnë këngë dhe valle popullore. Deri tani në këtë festival kanë marrë pjese mbi 200 shoqëri kulturoro artistike me më se 6000 amatorë dhe artistë profesional nga mbarë bota.

 

Defileja e veshjeve popullore

, 2013 •  Comments  • 

Defileja e veshjeve popullore është një manifestim kulturor dhe turistik me karakter tradicional që mbahet çdo vit në Strugë nga gjysma e pare e gushtit. I themeluar në vitin 1971 ky manifestim ka për qëllim të paraqes dhe të afirmoj thesarin e veshjeve dhe qëndisjeve popullore me motive nga tradita e të gjitha bashkësive etnike që jetojnë në Komunën e Strugës. Djem dhe vasha me veshmbathje tradicionale të kësaj hapsire parakalojnë pranë trotuareve rreth Drinit të Zi dhe paraqet një përjetim të rrallë për mysafyrët.

 

Arkitektura

, 2013 •  Comments  • 

Arkitektura e shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX mund të shihet në shtëpitë e vjetra strugane. Numri më i madh i shtëpive të kësaj periudhe veçohen me harmoni arkitekturale dhe rradhitje funksionale të hapsirës së mbrençme.

 

 

 

 

 

Artizanatet

, 2013 •  Comments  • 

Struganët mund të krenohen me artizanate të shumta dhe të vjetra sikurse përpunimi i bizhuterisë të argjendë , filigranëve , thurjes në veqë , drugdhendjes dekorative , sajimi i enëve prej balte dhe artizanateve tjera të vendosura kryesisht rreth çarshisë së vjetër.