dibra

Dibra është qytet i banuar kryesisht me shqiptarë që shtrihet nëjug-perëndim të Maqedonisë. Emri i Dibrës përmendet që nga shekulli i pestë para erës sonë nga Herodoti, e më vonë në shekullin e parë të erës sonë nga Straboni dhe Plini. Këta përmendin fisin Ilir, fisin e Doberëve, të cilët themeluan qytetin e tyre me emrin Dober. Ptolomeu në shekullin e dytë të erës sonë konfirmon në hartat e tija planin e qytetit të quajtur Dober apo Doberos dhe banorët e tij Doberët. Hulumtimet arkeollogjike dhe historike të deritanishme konfirmojnë se Dibra është pasardhësi i qytetit të Doberos, prej nga rrjedh dhe emri i sotëm Dibër. Dibra ka qenë qendër e njohur tregtare dhe e artizanatit në të kaluarën dhe ka luajtur rol të ëndësishëm në historinë e këtij regjioni. Ky qytet ka qenë udhëkryqi kreysor i këtij regjioni nepër të cilin kalonte edhe Via Egnatia. Më vitin 1502 njihet si qendër e rëndësishme qytetare. Në vitet 30-40 të shek. XIX, ka afro 8400 banorë dhe 250 dyqane, dhe ishte një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike. Deri në vitin 1911 Dibra ka qenë një nga vendet më të zhvilluara në regjion si nga ekonomia, artizanatet, tregtia, ndërtimet dhe arhitek-turën e saj të veçantë por edhe në planin kulturo-social. Në këtë kohe Dibra numëronte 11.000 banorë dhe 462 shitore. Por mbas turbullirave dhe luftave Ballkanike ky vend e humbi rëndësinë e vet, ashtuqë sot është një nga vendet më të pazhvilluara ne Maqedoni.

 

 

Komuna e Dibrës rradhitet në rendin e komunave të pazhvilluara. Si vepreimtari kryesore ekonomike dominon bujqësia dhe blegtoria. Sipërfaqja e përgjithshme agrare në komunën e Dibrës përfshin 7.708 ha nga e cila tokë 33.4% është tokë e punueshme. Sipas të dhënave statistikore në vitin 1994 në Komunën e Dibrës jetojnë 17.588 banorë nga të cilët 77% jetojnë në qytetin Dibër ndërsa 23% jetojnë nëpër fshatrat perreth qytetit. Sipas strukturës nacionale në komunë dominon popullata Shqiptare me 80%, Maqedonas ka 18%, dhe të tjerë 2%.