nikolla teslla

 

Dr. Nikola Tesla - "Unë i kam mbrehur rrezet kozmike dhe i kam detyruar ato të punojnë në një aparat lëvizës" . Nikola Tesla (10 korrik 1856 - 7 janar 1943) ishte një shpikës , fizikant , inxhinier mekanik dhe inxhinier elektrik . Tesla njihet si ndër shkencëtarët më të përkryer të fund shekullit 19-të dhe fillimit të atij të 20-të , si edhe një nga ndihmuesit më të mëdhenj të teknologjisë moderne . Patentat e tija dhe punët teorike formojnë bazën e sistemit të fuqisë së rrymës elektrike shndërruese , duke përfshirë sistemin e fuqisë shpërndarëse shumëfazore dhe motorët elektrikë , me të cilët ai ndihmoi në Revolucionin e Dytë Industrial.

 

biografia

Nikola Tesla u lind në një familje serbe në Smiljan , Lika , aso kohe pjesë e Perandorisë Austriake , sot Republika e Kroacisë ( është interesante të shënohet se Tesla lindi në mesnatë , gjatë një stuhie rrufesh , sipas biografësh të ndryshëm.) Ndërsa ai kryente punën e tij në SH.B.A ai u bë një qytetar asnjanës amerikan në vitin 1891 . Mbiemri "Tesla" në gjuhën sllave do të thotë "shat".

 

shkenca

Në SH.B.A fama e Tesla-s rivalizoi shumë shkencëtarë dhe shpikës . Pas demonstrimit të tij të komunikimit të pateltë (radior) në vitin 1893 dhe pas fitimit në "War of Currents" (Luftën e Rrymave) , ai ishte inxhinieri elektrik gjerësisht i respektuar dhe më i madh i Amerikës . Shumë punë të tij të hershme i hapën rrugë inxhinierisë elektrike moderne dhe shumë prej shpikjeve të tij patën një rëndësi tronditëse . Duke mos i dhënë kurrë rëndësi gjendjes së tij financiare , Tesla vdiq i varfëruar e i harruar në moshën 86 vjeçare në një qilar hoteli. Në vitet e fundit të jetës së tij Tesla nderohej si një shkencetar i çmendur dhe u bë i njohur për pohime të habitshme mbi zhvillime të mundshme shkencore si p.sh. "përçuarja e pateltë e energjisë" . Trashëgimia e Tesla-s mund të vërehet në qytetërimin modern kurdoherë që përdoret elektriciteti . Përveç punës së tij mbi elektromagnetizmin dhe inxhinierinë , thuhet se Tesla të ketë ndihmuar në shkallë të ndryshme në fushat e robotikës , balistikës , shkencës kompjuterike , fizikës bërthamore dhe fizikës teorikore.