nostradamusi

 

Mishell de Noter Dam ka lindur më 14 dhjetor të vitit 1503 në vendin Sent Remi de Provans të Francës dhe vdiq më 2 korrik të vitit 1566 në Salon de Provans të Francës. Babai i itj quhej Zham ndërsa nëna Renier de Sent Remi. Mbiemri de Noter Dam rrjedh nga krahina ku ka lindur , ndërsa pseudonimin Nostradamus e marr në moshen e vjetër. Nostradamus ka trashiguar një punë të suksesshme si tregtar. U shkollua në Avignon ku studioi Filozofin, Gramatikën dhe Retorikën, përveq këtyre studioi edhe Letërsinë klasike, Medicinën, Historinë dhe Astrologjinë. Në shekullin gjashtëmbëdhjetë Francën e kaploi epidemia e Kugës. Në këtë kohë Nostradamusi u dallua si mjek i shkathtë, i cili iu kundërvu kësaj sëmundjëje misterioze me tërë fuqinë që posedonte dhe pati një sukses të madh. Në luftë kundër kësaj sëmundje ai përdorte si mjet kryesor aplikimin e higjienës përsonale dhe përdorim në doza të mëdha të vitaminës C. Kur hynte në fshat të infektuar, pikësëpari kërkonte menjanimin e kufomave nga rrugët, të cilët kishin vdekur. Pacientëve së pari iu rekomandonte sa ma shum ajër të pastër, ujëra të pastra dhe ilaq të cilin e kishte mbaruar vetë.

Më vonë në kohën e një epidemie tërëndë të kugës Nostradamusi përjeton një tragjedi të rëndë familjare, ku edhe pse u përpoq maksimalisht për t'ua shpëtuar jetën e tyre nuk pati sukses dhe i vdiqen bashkëshortja së bashku me të dy fëmijët që kishte. I dëshpëruar nga tragjedia familjare Nostradamusi filloi të dyshojë në aftësitë veta mjekuese, dhe për gjashtë vite të ardhshme rresht gjindet duke bredhur nëpër Evropë poshtë e lartë pa ndonji cak. Duke kaluar nëpër kohën më të errët të jetës ky për herë të parë fillon të vërejë aftësinë e vet të parashikimit të së ardhmës. Shpërthimi i Kugës në Aix, atëherë kryeqytet e shtyri Nostradamusin që prapë të mirret me sherimin e të infektuarve. Këtë rast ishte aq i suksesshëm saqë pas kalimit të epidemisë ai shpërblehet nga paria e qytetit. Dhjetë vjet pas vdekjes së bashkëshortës dhe fëmijëve Nostradamusi martohet përseri. Në martesën e dytë i lindin tri vajza dhe tre djem. Nostradamusi në shtepinë e vet që kishte katin e dytë e shëndrroi në laborator (astrolaborator) në të cilin kishte mjetë të ndryshme për magjitë dhe predikimet që do të bëntë i mbyllur në laborator. Në këtë mënyrë në vete zgjoi vizione të çuditshme të cilat më vonë filloi t'i shenojë.

 

 

veprimtaria

Disa vite Nostradamusi u mendua se a do t'i publikonte predikimet apo jo. Përfundimisht në vitin 1550 ai për herë të parë publikon një libër të vogël me predikime e cila përbëhëj prej dymbëdhjetë pjesëve nga katër rreshta më vonë të quajtur katrene. Secili katren përmbante predikime themelore për vitin e ardhshëm. Libri hasi në mirëpritje dhe mirëkuptim të madh tek lexuesit, dhe kjo e nxiti Nostradamusin që të vazhdojë me botimet e tija. Deri në fund të jetës Nostradamusi e mbajti traditën e shkrimit të predikimeve vjetore. Librin më të njohur Centurioni - qindshja, Nostradamusi filloi ta shkruante në vitin 1554. Kjo përmbledhje e madhe e predikimeve për të ardhmen përbëhet prej dhjetë pjesëve. Në secilën pjesë saktësisht nga njëqind katrene. Shtatë pjesët e para i botoi në Lyon në vitin 1555 kurse tri pjesët e mbetura në vitin 1558. Këto tri pjesët e fundit Nostradamusi i shtypi në ekzemplar të kufizuar dhe ua shpërndau njerëzve të zgjedhur. Veprat e Nostradamusit janë ndër veprat më te botuara në botë. Në 400 vitet e fundit pothuajse nuk ka vit që nuk është dalë nga shtypi ndonjë botim i tyre. Në kohën e botimeve të tyre, predikimet e Nostradamusit hasën në vlerësime dhe kritika të ndryshme, sikurse edhe ditën e sotme. Është fjala pë kombinimet e fjalëve franceze, sllave, greke, latine dhe italiane të shkruara në mënyrë enigmatike në formë të gje e gjezave, anagrameve dhe epigrameve. Për interpretimin e tyre duhet pasur dituri të madhe e cila duhet inkuadruar në numër të madh profilesh dhe rajonesh. Prej botimit të veprave të Nostradamusit në shekullin 16 e deri me ditën e sotme, numër i madh studjuesish janë përpjekur për të gjetur çelësin e deshifrimit të Centurioneve të Nostradamusit por pa sukses dhe jepën mendime të ndryshme. Predikimet e tij janë të shumta dhe shumë prej tyre nuk janë interpretuar akoma. Ato që janë interpretuar, janë interpretuar pasi që ngjarjet kanë ndodhur dhe asnjëherë ato nuk kanë shërbyer që një ngjarje e caktuar të evitohet.

 

para vdekjes

Deri në fund të jetës Nostradamusin e mbajti kthjelltësia e mendjës. Para se të vdiste ose natën e fundit, kur ndimësi i uron natë të mirë predikuesi francez ia kthen përshëndetjen, dhe i rrëfen së të nesërmen në mëngjes do të gdhihet i vdekur. Dhe ashtu ndodhi. Më 1 korrik 1566 vdes. Varroset në pozitë vertikale (në këmbë) pasi që e kishte lënë porosi. Ky predikues francez nga shekulli 16 ka paraparë shumicën e ngjarjeve botërore. Disa nga parashikimet e tij të bëra realitet mund të përmendim: 1. Arratisjen e Ludovikut XVI në Varen, 2. Revolucionin në Francë e Rusi, 3. Dy luftërat botërore, 4. Lufta në Afganistan, 5. Epidemia e AIDS, 6. Hedhja e bombës atomike në Hiroshimë dhe Nagasaki , 7. Vrasjen e Kenedit, 8. Shembjen e murit të Bërlinit, 9. Holokaustin e madh gjerman dhe terrorin nazist, etj. etj., gjithashtu parashikon fundin e botës. Sipas tij tragjedia në New York është pretekst për fillimin e luftës së tretë botërore, ku do të zhvillohet luftë e madhe në mes nuslimanëve dhe të krishterëve. Iniciator për këtë është antikrishti i tretë të cilin Nostradamusi e quan “Mabus”, i cili vjen nga Lindja e Mesme. Dy antikrishtët e parë ishin Napoleoni dhe Hitleri, kurse për të tretin mendohej së do të jetë Sadam Hyseini, por tani ka edhe mendime se është Osama Bin Laden. Ky predikues francez e parasheh tragjedinë e New Yorkut në Centurionin e tij të nëntë në katrenin e 97 (IX 97) kështu: Në muajin e nëntë të vitit në shekullin e ri. Një mbret i madh i Terrorit do të vijë nga qielli. Qielli do të digjet me 45 grade. Zjarri i afrohet qytetit të ri.