leonardo da vinçi

 

Leonardo da Vinçi (origj. Leonardo da Vinci i njohur edhe si Da Vinci dhe Leonardo) lindi më 15 prill 1452 në Ankiano të Vinçit; vdiq më 2 maj 1519 në Kështjellën e Cloux (Kluks), Ambuaz. Ishte arkitekt i famshëm, shpikës, inxhinier, piktor e gdhendës (skulptor) italian i Rilindjes. Babai i tij Ser Piero da Vinci ishte ndoshta i pasur ose noter; e ëma një fshatare me emrin Katerina. Pasi që lindi para futjes së mbiemrave modern evropian, emri i tij i plotë ishte "Leonardo di Ser Piero da Vinci". Si piktor (vizatues), ishte nxënës i Verrocchio (Verrokio), në shitoren e të cilit njohu bashkënxënësin Lorenzo di Credi (Lorenco di Kredi), që shquhej për stilin e tij ndërtues të hijshëm me vija të prera e të sakta. Këto mënyra të di Credi-t nuk munguan të ndikojnë Leonardon, por më pas ishte radha e Lorencos të mësonte nga Leonardo. Da Vinçi mund të mendohet si një kryetip i njeriut të rilindjes dhe është përcaktuar shpesh si një gjeni, për shkak të shkëlqimit të tij në të gjitha fushat e artit, për zbulimet e tij shkencore dhe shpikjet teknike, që duken një përparim i madh në krahasim me kohën e tij. Kur francezët u rikthyen nën udhëheqjen e Luigji VIII në vitin 1498, Milano ra pa luftë, duke përmbysur Sforcët.

Leonardo mbeti në Milano për disa kohë, gjersa një ditë gjeti harkëtarët francez që përdornin modelin e tij prej argjile në përmasa reale të "Kalit te Madh" si tabelë qitjeje për ushtrim. La atëherë Milanon së bashku me Salai e me mikun e shpikësin Luka Paqoli për Mantova, duke u zhvendosur dy muaj më pas në Venedik e kështu përsëri në Firence në fund të prillit të 1500. Nga 1513 deri 1516 jetoi në Romë, ku qenë piktorë aktiv si Rafaelo e Mikelangjelo, edhe pse nuk pat shumë kontakte me ta. Në 1515 François i Francës (Fransuaz I) rimori Milanon, e Leonardit iu besua pjesa kryesore e një luani mekanik për bisedimet e paqes që mbaheshin në Bolonja, mes mbretit francez dhe Papa Leone X.Në vitin 1516 hyri në shërbimin e Francesko i me detyrën piktor i parë, inxhinier e arkitekt i Mbretit ; iu lejua përdorimi i Clos Lucé, pranë Kështjellës së Ambuazës, vendbanim i mbretit, bashkë me një pension të majmë. Leonardo e mbreti u bënë miq të mirë. Vdiq në kështjellën e Cloux (Kluks), afër Amboise në Francë në vitin 1519. Sipas dëshirës së tij arkivoli u ndoq nga 60 lypsa. U varros në Cappella di Saint-Hubert (Kapelën e Shën Hubertit) në Kështjellën e Amboise . Dukej që Leonardo nuk ka patur kurrë lidhje të ngushta me gra. Në vitin 1476 u padit anonim për kontakte homoseksuale me një model 17-vjeçar, Xhakopo Saltareli. Leonardo u padit së bashku me tre të rinj të tjerë për sjellje homoseksuale e lëshua për mungesë provash. Për një farë kohe Leonardo mbeti nën mbikëqyrjen e "Zyrtarëve të natës", një lloj "mbrojtësish moral të rilindjes".

 

monna lisa

Monna Lisa, (La Gioconda) (1503-1506)Leonardo është i njohur për vizatimet e tij të mrekullueshme, si "Darka e Fundit" e vitit 1498 që gjendet në Kuvendin e Santa Maria delle Grazie (Milano) (Shën Maria e Hijeshive) që mjerisht që nga viti 1517 filloi të përkeqësohej korja e vezës së përdorur në pëlhurë, në vend të teknikes zakonore (tradicionale) të vizatimit mural, afresku që përfaqësonte për të një pengesë të madhe pasi nuk lejonte ripunime, ndryshime ose bërjen e mbivizatimit dhe hijezimit. Vepra më e njohur është Mona Liza (e njohur më mirë si La Gioconda (Lozonjarja), që ruhet në Muzeun e Luvrës në Paris , pikturuar në vitet 1503 - 1506. Ajo do të përfaqësonte të gruan e tregtarit fiorentin Francesco del Giocondo, por mbi këtë janë zhvilluar teori të ndryshme. Më e fundmja , e parashtruar nga studiues gjermanë është marrë parasysh edhe nga ekspertë të Muzeut të qytetin e Shën Pjetërit, në Rusi, bazohet mbi zbulimin e një fakti të ri : ravijëzimi i linjave të fytyrës së Mona Lizës me ato të zonjës së portretit të Caterina Sforza-s të Lorenzo di Credi, e njohur edhe si portreti i "Dama coi gelsomini" ("Zonja me jasmina"). Në këtë pikë, do të dilte se personazhi historik që ka frymëzuar Leonardon nuk do të ishte tjetër se Caterina Sforza , në atë kohë personazh me nam, sepse ishte tashmë zonjë e Forlì-t e Imolas.

 

skencë dhe inxhinjeri

Ende më mbresëlënëse se punët e tij artistike qenë studimet e tij në fushën shkencore e inxhinierike, regjistruar në librin e tij të shënimeve që zënë pothuajse 8.000 faqe shënimesh e skicash që ndërthurin artet dhe shkencën. Leonardo ishte majtosh dhe përdori shkrimin pasqyror, pra, shkruante nga e djathta në të majtë, gjatë gjithë jetës së tij. Afria e tij me shkencat ishte e llojit vëzhgues: ai kërkonte të kuptonte dukuritë duke i përshkruar e rifiguruar gjer në hollësitë më të imta e nuk theksonte eksperimentet apo shtjellimet teorike. Sipas Leonardos, << shkenca është bija e përvojës >>. Ai qe i pari që përdori atë që ne sot quajmë "mënyrë shkencore", jo për më tepër mbi afrinë e tij praktike në kërkimin shkencor (eksperimentimi dhe analiza e dukurive natyrore) sepse edhe shumë dijetarë të tjerë para Leonardos (p.sh. Taleti nga Mileti, Aristoteli, Roger Bacon dhe Arkimedi tashmë vepronin në këtë mënyrë, por për afrinë e tij matematikore, të asaj që Leonardo përkufizonte << arsye të pafundme të natyrës që nuk qenë kurrë në përvojë >> (me një fjalë: që s´kanë ndodhur kurrë). Pra, besohet të jetë e drejtë që Leonardos t´i njihet merita t´i ketë dhënë jetë mënyrës shkencore . Gjatë jetës së tij ,projektoi një enciklopedi të madhe, që bazohej mbi skicat e hollësishme të çdo gjëje. Megjithëkëtë, pasi që atij i mungonte një edukatë formale e latinishtes dhe matematikës, Leonardoja dijetar nuk u njoh nga studiuesit e tij bashkëkohorë.