homeri

Homeri (greqisht: Óμηρος - 'Ómhros) ishte poet epik legjendar i Greqisë antike. Për qënjen dhe veprimtarinë e tij letrare, kritikët modernë kanë mendime të ndryshme dhe kanë të bëjnë me dy poema te mrekullueshme të nivelit botëror: Iliada dhe Odisea. Është vërtetuar arkeologjikisht se poemat e tij përkundër fantazisë poetike, pasqyrojnë ngjarje të vërteta historike që kanë ndodhur shumë më para se të krijoheshin poemat. Këto ngjarje kanë ndodhur në shekulljt XIII - XII p.e.s. Të dhënat që rrjedhin nga poemat e Homerit kanë shërbyer dhe shërbejnë si burime historike për njohjen e historisë së Greqisë antike.Për shumë qytete greke është thënë se janë vendlindja e poetit. Duke u nisur nga veçoritë gjuhësore të poemave, shkenca ka pranuar si më të mundshëm Smirnën, qytet kolonial grek në Azinë e Vogël (Izmiri i sotëm në Turqi). Për Homerin mendohet të ketë jetuar aty nga shekuli IX para erës së re. Babai i histografisë greke, Herodoti (shek. V p.e.r.) thotë se Hesiodi ka një mendim tjetër që sjell Homerin në shekullin VIII para erës së re.

 

 

ilirirët në veprën e homerit

Në veprat e Homerit gjejmë po ashtu edhe të dhëna mbi Ilirët.

Ndër fiset më të përmendura ilirie janë: tulantët, ardianët, dardanët, dalmatët, albanët, penestët, molosët, kaonët, etj. Problemi i prejardhjes dhe i rrugës së formimit të trungut etnik ilir me veçoritë e tij gjuhësore e kulturore, ka përbërë një nga synimet më kryesore të ilirologjisë. Rreth këtij problemi janë shfaqur pikëpamje të ndryshme, të cilat ndriçojnë në mënyrë të mjaftueshme gjithë këtë proces të ndërlikuar etnogjenetik. Kërkimet komplekse arkeologjike, gjuhësore dhe historike të kohëve të fundit e kanë vendosur atë mbi një bazë më të shëndoshë dhe e kanë futur në një rrugë më të drejtë zgjidhjeje. Sado të ndryshme që mund të paraqiten nga forma, teoritë mbi prejardhjen e ilirëve shprehin në përmbajtje vetëm dy pikëpamje, e para i konsideron ilirët si të ardhur në Gadishullin Ballkanik, ndërsa pikëpamja e dytë i konsideron si popullsi autoktone e formuar në truallin historik të Ilirisë.

Midis teorive që i quajnë ilirët të ardhur në Gadishullin Ballkanik, ka mospërputhje si përsa i takon vendit nga vijnë, ashtu edhe kohës së ardhjes së tyre. Disa e lidhin përhapjen e tyre me kulturën e Halshtatit, të tjerë me kulturën e Fushave me Urna, apo me kulturën Luzhice. Sipas tyre, në kapërcyell të mijëvjeçarit të dytë p.e.s. ilirët morën pjesë në lëvizjet e popujve që njihen me emrin dyndja dorike, egjeane ose panono-ballkanike dhe duke zbritur nga Evropa Qendrore, në fillim të epokës së hekurit, u ngulën në Gadishullin Ballkanik në trojet e tyre historike.

 

 

veprat

Iliada (Ilias) - krijuar diku rreth shekullit VIII p.e.s .
Odisea (Odyssea) - Poemë e krijuar në shekullit VII p.e.s .

 

Letërsia klasike greke fillon me dy poemat e mëdha epike, me "Iliadën" dhe "Odisenë" që bota antike mendonte se i ka krijuar Homeri, edhe pse për të nuk dinte pothuaj asgjë. Nuk ka asnjë dyshim se përpara Homerit ka gjalluar një letërsi e pasur gojore, me këngë e himne të ndryshme kushtuar hyjnive, heronjve dhe bëmave të tyre. Për këtë flasin dy poemat e mëdha, vlerat e larta artistike të të cilave dëshmojnë qartë se ato janë jo fillimi, por mbarimi i përkryer i një proçesi të gjatë letrar.