charles darwin

 

Çarls Darvini lindi më 12 shkurt 1809 në Shruzberi qytezë pranë Birmingham të Britanis së Madhe dhe vdiq në prill të vitit 1882 në Daun të Mbretëris së Bashkuar . Çarls Robert Darvini ka qenë shkencëtar britanik i cili ka vendosur themelet moderne të teoris së evolucionit ku i gjithë procesi jetësor zhvillohet në rrugën e seleksionimit natyror . Darvini lindi në vendin Shruzberi si fëmijë i pestë ne familje . Gjyshi i tij , Xhosaj Vestvud , ka qen një tregëtar i suksesshëm i porcelanit , ndërsa gjyshi i tij nga ana e babait Erazmus Darvin ka qenë një psikolog dhe shkencëtar i njohur në shekullin e XVIII. Në vitin 1825 Darvini mbasi mbaroji shkollën fillore në vendin e lindjen në Shizberi , i nxitur nga i ati ai u vu të studionte mjekesi në univerzitetitn e Edinburgut , por më 1827, për shkak të rezultateve zhgënjyese në mësime, i ati vendosi që Charles t'i kushtohej jetës klerikale dhe kështu e çoi atë në Kambridge për të ndjekur studimet. Këtu ndoqi mësime mbi botanikën, nisi të koleksiononte dhe të klasifikonte insekte dhe mori njohurit e para mbi gjeologjinë, duke ndërmarre edhe një ekspeditë gjeologjike në Uellsin e Veriut. Atje takon gjeologun Adam Sexhvikun dhe natyralistin Xhon Heslloun . Hesllou jo vetëm qe i ka predikuar Darvinit por ja ka bër me dije që te jet vëszhgues i kujdesshem i fenomeneve natyrore .

 

 

kërkimet shkencore

Më 21 dhjetor 1831 Darvini natyralist nisi udhëtimin e tij të famshëm me anijen Bigell, për të bërë kërkime shkencore. Udhëtimi rreth botës zgjati deri më 2 tetor 1836. Përgjatë këtij udhëtimi, Çarls mblodhi një sasi të madhe materialesh dhe kreu shumë vëzhgime: në cdo vend zbriste dhe kryente eksplorime, mblidhte dhe katalogonte kampione speciesh botën shtazore dhe bimore dhe përshkruante karakteristikat e tyre. Më 1839, nën titullin Udhetim i një natyralisti përreth botës, ai botoi ditarin e këtyre eksplorimeve. Mbi bazën e vëzhgimeve të kryera , Darvini arriti në përfundimin se speciet modifikohen gradualisht. Në vitet që pasuan ai u mor me përpunimin e teorisë së evolucionit, duke u përkushtuar me mendime dhe vëzhgime. Me 1859, mbas njëzet vjet përpunimi, Darvini botoi veprën e aqperfolur e të aqkundershtuar "On the Origin of Species by Means of Natural Selection".

 

teoria e evolucionit

Sipas teorisë së evolucionit të Darvinit , gjallesat vinin nga një paraardhës i përbashkët. Ndërsa , shfaqja e këtyre gjallesave të ndryshme nga njëra-tjetra , ka ardhur për shkak të ndryshimeve të vogla , të shtuara gradualisht , brenda një kohe shumë të gjatë.

Sipas teorisë , së pari janë formuar gjallesat njëqelizore , e keto , brenda një periudhe prej qindra miliona vjetësh , u kthyen në gjallesa detare jovertebrore e më pas , në peshq . Këta peshq , duke dalë në tokë , kanë formua zvarranikët . Sipas të njëtit pretendim , shpendët dhe gjitarët gjithashtu kanë evoluar nga zavarranikët.