gaj jul cezari

 

Gaius Julius Caesar lindi më 12 korrik 100 p.e.s. në Romë dhe ka vdekur me 15 mars te 44 p.e.s - ushtarak dhe burre shteti i Perandorisë romake, u vra nga kundërshtarët e tij politikë. Gai Jul Cezari ka luajtur një rol të rëndësishëm në transformimin e Republikës Romake, në Mbretërinë Romake. Marshimi romak ne Britaninë e Madhe, prej ushtrisë së Jul Cezarit, e shtriu botën romake deri në oqeanin Atlantik. Ai konsiderohet si një prej gjenive ushtarake, më të mëdhenj të kohës dhe një prej liderëve me te fortë. Në vitin 42 p.e.s., dy vjet pas vdekjes së tij, Senati romak e quajti Jul Cezarin, “Zoti Romak”. Jul Cezari ka lindur në një prej familjeve më të vjetra aristokrate, në Romë. Ai ka qenë një pjesëtar i partisë demokratike dhe popullore. Edhe pse ishte nip i Caius Marius-it, Cezari, martohet me Kornelian, vajzën e re të Lucius Cornelius-in Cinna, mbështetësit më të madh të Mariusit dhe armikut te Sullasit. Në vitin 82 p.e.s., kur Cezari refuzoi të ndahej me Kornelian, ai u detyrua të largohej nga Roma. Pas vdekjes së Sullasit, Cezari kthehet në Romë dhe nis karrierën e tij politike. Ai fiton popullaritet me partine e tij dhe oratori. Ne 74 p.e.s., ai shkon në Azi, për të rikthyer ushtrinë Cappadociane. Pasi u kthye, ai nxiti reformimin e qeverisë dhe ndihmoi në përparimin e pozicionit politik të Pompeit. Cezari u bë oficer, në vitin 70 p.e.s. dhe ishte përgjegjës për administrimin e qeverise dhe ushtrisë në Spanjën e largët, në 69 p.e.s.. Ai ndihmoi Pompein të merrte drejtimin e luftës në Lindje. Jul Cezari u kthye në Rome në vitin 68 p.e.s. dhe në mungesë të Pompeit, ai u bë koka e partisë popullore.

Në vitin 63 p.e.s., Jul Cezari u emërua “pontifex maximus” [kryeprift]. Reforma e tij e mëtejshme me Sosigenin, për kalendarin, ishte një nga kontributet e tij më të mëdha për historinë. Në vitin 62 p.e.s., Clodius dhe e shoqja e dyte e Jul Cezarit, Pompeia, u përfshinë në një skandal, i cili përfshinte dhunimin e riteve sekrete te Bona Deas dhe si pasoje Cezari ndahet. Ai tha: “E shoqja e Cezarit, s'duhet të dyshojë për asgjë.”

 

karriera e cesarit

Meqenëse Jul Cezari ka shërbyer në Spanje si administrator, ai kthehet në Romë me ambicie konsullate. Për të realizuar qëllimin e tij, në vitin 60 p.e.s., Cezari krijon “Triumviratin” e Pare, e cila ishte aleanca e tre burrave, Julius Caesar, Pompeit, dhe Marcus Licinius Crassus. Pompei, ishte komandant i ushtrisë, kurse Marcus Licinius Crassus, ishte njeriu me i pasur në Romë. Kjo nuk ishte një triumvirate e mirëfilltë, sepse kjo aleance nuk u konfirmua zyrtarisht nga senati. Tre burrat ishin në gjendje të kontrollonin Romën dhe kjo aleance bëri të mundur që Cezari të ndiqte Luftën në Gali. Në vitin 59 p.e.s., Cezari martohet me Calpurnian. Po të njëjtin vit si konsull, ai miraton një ligj agrar, i cili siguronte tokë bujqësore për 20,000 qytetar dhe veteran të varfër. Ai gjithashtu siguroi mbështetjen e te pasurve, duke reduktuar taksat që ata paguanin për kontratat në Azi. Kjo e bëri atë, drejtues të një koalicioni ndërmjet popullit dhe plutokratëve....lexo më shumë

 

 

veprimtaria

Cezari ka qene gjithmonë një prej figurave më kontradiktore historike. Ndjekësit e tij kishin parë tek Cezari, mbrojtësin e te drejtave të njeriut, kundrejt një oligarkie. Armiqtë e tij e kishin parë Cezarin, si një demagog ambicioz, i cili e fitoi me force rrugën e tij drejt fuqisë diktatoriale dhe shkatërroi republikën. Ai ishte i shkëlqyer në luftë, oratori dhe si drejtues shteti. Pos veprimtarisë së tij si ushtarak Cezari u shqua edhe për veprimtarin letrare e historike. Më veprat e tij letrare ai hynë ndër shkrimtarët më të mirë të kohës së vetë. Nga Cezari deri më tani dihet se janë ruajtur dy vepra të plota me përmbajtje historike, komente (ditar) dhe që në fakt nuk janë asgjë më shumë se kujtime apo broshura politike të pregatitura në stilin e raporteve ushtarake.

Si shkrimtarë Cezari shquhet për stilin që mund të quhej shembullor për thjeshtësinë e qartësinë e gjuhës. Kështu në veprat e tij si: "De bello civilile" (Mbi luftën civile) dhe atë kushtuar luftës gale "De bello Gallico" ai përshkruan ngjarjet ushtarake kundër Pompeut me plot gjallëri edhe pse nuk mund të thuhet se është i paanshëm. Cezari në veprat e tij përshkruan tërthorazi pjesë të Ilirisë në të cilën ishin zhvilluar edhe disa ngjarje. Mirëpo ai nuk hynë më thellë në përshkrimet e tija. Në veprat e tij vërejmë përshkrime gjeografike të Ilirisë.