ameico vespuçi

 

Ameriko Vespuçi, (it. Amerigo Vespucci), (Firencë, 9 mars 1451 — 22 shkurt 1512), ishte detar italian, kontinenti i Amerikës u emërua sipas tijë sepse ai për dallim nga Kristofor Kolombi dalloi se nuk bëhej fjalë për Indinë.

Biografia

Është i lindur në Firencë të Italisë me 9 maj të vitit 1451. Në vitin 1491 është dërguar në Sevilë, ku ka ndihmuar në përgaditjen e anijeve për ekspeditën e Krostofor Kolubos. Ka marrë pjesë në dy udhëtime në "Botën e Re", dhe ka qenë udhëheqës i ekspeditës detare Spanjolle ( 1499-1500) e cila si duket ka zbuluar grykëderdhjen e lumit Amazon. Mandej ka udhëheqë edhe ekspeditën portugeze (1501-1502) e cila e ka zbuluar Rio de Zheneiro dhe Rio de Plata. Familja e Vespuçit konsiderohet si një ndër familjet më të kulturuara dhe më të rendësishme në qytet. Rol të vaçant në jetën e Ameriko Vespuçit ka luajtur xhaxhai i tij Gjorgjio Antonio Vespuçi , një kanonist, mësues, koleksionues i nënshkrimeve dhe pronar i një biblioteke të pasur në qytet. Kur arrin moshën për në shkollë është regjistruar në shkollën e xhaxhait të vet e cila është formuar para viti 1450, në të cilën kanë mësuar fëmijët e aristokracis së Firencës.

 

 

zbulimi i amerikës

Duke i paraqitur zbulimet e tija për herë të parë përmendet shprehja Amerikë dhe Bota e Re. Duke lundruar me flamurin Spanjoll, arriti deri te bregdeti i Brazilit dhe Hundurasit. Në dallim me Kollumbon , ka qenë i sugurtë se ka zbuluar " Botën e Re" e cili gjindet në mes të Evropës dhe Azisë. Roli i Vespuçit është i dyanshëm, jo vëtë që vërtetoi se Kolombo ka zbuluar tokë të re, por edhe për dy shkrimet e veta, “Mundus Novus” dhe “ Lettera”. Disa mendojn se shkrimet e Vespuçit janë vetëm mendime dhe iluzione, ndërsa disa të tjerë mendojnë se a to shkrime nuk janë të tijat por janë shkruat para periudhës qe ka jetuar Vespuçi.

 

 

emri i amerikës

 

Përshkak se hartografët e kan injoruar Kollumbon, kontinenti i ri e mori emrin - Amerikë nga ky hulumtues dhe detar italian. Në përgjithësi pranohet se Amerika Veriore dhe Jugore u emëruan sipas eksploruesit Italian Amerigo Vespucci nga kartografi Gjerman Martin Waldseemüller. Vespucci, i cili kishte eksploruar Amerikën Jugore mes viteve 1497 dhe 1502, ishte Evropiani i parë që sugjeroi se Amerikat nuk ishin Inditë (grupe ishujsh në Azi), por një tokë tjetër e panjohur më parë për Evropianët. Më 1507, Waldseemüller prodhoi një hartë të botës, në të cilën ai vendosi fjalën "America" në kontinentin e Amerikës Jugore, në mes të Brazilit të sotëm. Ai shpjegoi logjikën për këtë emër në librin e tij "Cosmographiae Introductio". Për Waldseemüllerin, askush nuk duhet të kundërshtoj emërimin e tokës sipas zbuluesit. Ai përdori verzionin e Latinizuar të emrit të Vespuccit (Americus Vespucius), por në formën femërore "America", duke ndjekur shembujt "Europa" dhe "Azia". Më vonë, kur kartografë të tjerë vizatuan Amerikën Veriore, ata shtuan emrin origjinal gjithashtu më 1538, Gerard Mercator përdori emrin America për të gjithë hemisferën perëndimore në hartën e tij të botës.