adolf hitler

Adolf Hitler lindi më 20 prill 1889 në Braunau te Inn në Austri në afërsi të kufirit me gjermaninë; vdiq më 30 prill 1945 në Berlin, ka bërë vetvrasje.

Ngritja ne fuqi

Adolf Hitleri, biri i Alois Hitler e Klara Pölzl, lindi ne orën 18:30 të 20 Prillit 1889 ne fshatin e vogel austriak Braunau Am Inn, fare pranë kufirit gjerman. Linja familjare e të atit, dhe më vonë e vetë Adolf Hitlerit ka qenë pak a shumë e degjeneruar. Klara Pölzl ishte mbesa e xhaxhait të Aloisit ndërsa Adolf Hitleri 39 vjecar u martua me vajzën e gjysmë-motrës së tij nga martesa e parë e të atit. Kjo dinasti, që mëse një herë kalon tangent me incestin, së bashku me faktin që dy nga partneret e Hitlerit tentuan të vrisnin veten (njëra me sukses të plotë) , mund të ketë qenë burimi i mendimeve të pavërteta se kryenazisti ishte homoseksual.

Në maj të 1895, në moshën gjashtë vjeçare, Adolf Hitleri hyri ne klasë të parë në shkollën publike të fshatit Fischlam, pranë Linz-it, në Austri. Familja Hitler përbëhej nga shtatë pjestarë: Alois (i ati), Klara (e ëma), Aloisi i Ri the Angela, përkatësisht vëllai dhe motra e Adolfit nga martesa e parë e të atit (të dy më të mëdhenj se Adolfi) si dhe vëllai i vogël Edmund e motra e vogël Paula. Ndonse vdekje e të atit e tronditi thellë, ajo i solli Adolfi edhe lirinë e plotë që gëzonte si kryefamiljar. Ai filloi të linte pas dore shkollën e për rrjedhojë ngeli në matematikë e frëngjisht. Mësuesit e pershkruajtin si një fëmijë i keq që nuk mund të shtrohej. E vetmja lëndë që e tërhiqte Adolfin ishte historia. Teksa shfletonte përmes luftrave te Gjermanisë, ai shikonte kudo triumf e lavdi, ndjenja këto që rridhnin nga nacionalizmi i verbër që kishte mbirë tashmë në mendjen e tij.

 

 

Plani i hitlerit

 

Adolf Hitleri planifikonte të krijonte një rend të ri botëror, një Europ të bashkuar të udhëhequr nga nazistët. Në Europ nazistët supozohej të shktrronin qytetet kryesore dhe të reduktonin popullsinë në mënyra të tilla që Rusia të bëhej e nën-populluar, një komb tërësisht bujqësor që mund të konolizohej nga popullsia e tepërt e Gjermanisë. Britania e Madhe do të pushtohej, udhëhiqej dhe sundohej nga S.S Col. Franz Six, lëvizja e pare e të cilit do të ishte arrestimi I 2300 figurave politike, fetare dhe liderëve intelektual, duke filluar nga Winston Churchill. Më pas meshkujt e moshës 17-45 vjeç do të transferoheshin në Europën kontinentale për të punuar në industrin gjermane

Oratoria

Tmerri që shoqëron emrin dhe ideologjinë e Hitlerit nuk e pengot atë të ishte një mjeshtër i lindur në oratori. Azgjë nuk ka kontribuar më shumë në lavdinë e tij se sa aftësia e tij oratorike. Fjalët që nxirrte nga goja gjatë fjalimeve ngjanin më shumë se kallëpe diamante, ato bindnin miliona vetë të ecnin pas tij dhe kauzës së tij. Si rrezultat ai konsiderohet nga shumë studjues sin jë prej folësve më të mëdhej në public në shekullin XX. Është pikërisht kombinimi i pasionit me autoritetin ajo që e bënte Hitlerin të ndizte turmën.

 

Vdekja e të atit

Alois Hitler, tashmë 58 vjeç në pension, ishte i ashpër me fëmijët. Aloisi i Ri u largua nga shtëpia në moshën 14 vjeçare pasi i erdhi në majë të hundës nga trajtimi i të atit, duke ia lënë stafetën Adolfit të vogël. Në këtë kohë familja Hitler u shpërngul në Lambach, qytezë kjo midis Lenzit e Salsburgut. Adolfi shkonte në shkollën katolike të manastirit afër shtëpisë, dhe ishte i kënaqur që ishin larguar nga ferma. Në 1898 familja u shpërngul përsëri në fshatin Leonding, pranë Linzit. Pak kohë më pas vëllai i vogël i Adolfit, Edmund, vdiq, ngjarje kjo që më shumë se këdo tjetër tronditi Adolf Hitlerin. Në vitin 1900 Aloisi e dërgoi të birin në nje shkollë të mesme teknike në Linz, me qëllim që t'i jepte profesionin e vet si punonjës social, kundra dëshirës së vetë Adolfit i cili donte te ndiqte studimet në një institut konservator, pëe t'iu pëergjigjur pretendimeve personale të ngritura nga njëfarë talenti për pikturë e arkitekturë që zotëronte. Ky konflikt do të mbyllej vetëm me vdekjen e Alois Hitler më 3 janar të 1903 nga një hemoragji akute mushkërish.