Fjalë të urta nga Sami Frashëri

Aforizma  • fjale te urta dashurie  •  fjale te urta per grate  •  fjale te urta  •  kuriozitete mbi kafshet

kuriozitete mbi njeriun •  kuriozietet mbi bimet •   • 

  • Njeriun e bëjnë të përjetshëm veprat e tij.
  • Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, përpiqu t'i fitosh ato.
  • Njerëzit janë të njejtë para natyrës, edukata i bën të dallohen.
  • S'ka gjë më të keqe se të përqeshurit, sepse më shumë prek të mirët se të kqinjtë.
  • Ai që pëlqen veten e tij, nuk pëlqehet nga askush.
  • Duhen shumë mend që të mund shoqërohesh me njerëz pa mend.
  • Shpagimi më i ëmbël është të bësh mirë kundër të keqes që të është bërë.
  • Po të përdoret mirë koha, do të mjaftojë për të kryer çdo punë.
  • Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria e fjalës që flet.
  • Njerzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të kqinjëve.
  • Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.
  • Më i forti i njerëzve është ai që është i Zoti të përmbajë vetveten.
  • Shpata e grave është gjuha e tyre, prandaj nuk e lënë të ndryshket.
  • Zbavitja më e bukur për njerinë është leximi, shoku më i mirë libri.
  • Personi që do ti, s'ka asnjë të metë, fillo të mos e duash, pa shih sa të meta ka.
  • S'ka lumturi më të madhe në botë se dashuria dhe harmonia.
  • Thjeshtësia e një gruaje është më e vlefshme se stolitë (diamantet) e të gjitha grave të botës.
  • Kush i shtrohet gjithkujt është kokëdele.
  • Më i poshtri njeri është ai i cili kërkon mirësi nga një i poshtër.
  • Vjehra nuk e kujton asnjëherë kohën e nusërisë.
  • Qesja nuk zbrazet duke dhënë lëmoshë.
  • Delen që ndahet nga tufa e ha ujku.
  • Mos i thuaj gruas fjalën që s'mund ta thuash në rrugë.
  • Dashuria është kripa e jetës, jeta pa dashuri s'ka asnjë shije.
  • Biseda lindi nga mendimi ; biseda pa mendim nuk është bisedë, është grindje.
  • Arma më e mirë për ta mposhtur armikun është zemra.
  • Njeriu ka nevojë për arsim ashtu si bima për ujë.
  • Trathtia, pa marrë parasysh shkakun, prapëseprapë trathti është.
  • Të flasësh pa menduar, është si të zbrazësh pushkën pa e vënë në shenjë.
  • Durimi është më e madhja trimëri.
  • Dashuria është e ëmbël, por përfundimi është shumë i hidhur.
  • Mësimi më i madh në këtë botë është vështërsia ; s'ka sukses ai që nuk has në vështërsi.
  • Çdo gabim i gruas së ndershme është i falur nga burri i saj.
  • Thjeshtësia është bukuria kryesore e grave, se gjëndet shumë rrallë.
  • Mirësia që pritet të bëhet për një kohë të gjatë, humbet vlerën kur realizohet.
  • Thjeshtësia është stolia e atyre që janë të edukuar dhe të mësuar.
  • Për dashurin s'ka gjë më të ëmbël se lotët e syve që fshihen me dorën e së dashurës.
  • Butësia bën njeriun gjithçka, përveç pasurisë.
  • Vetnia është më e mirë se shoku i keq.
  • Çdo mizor e ka ditën e vet të gjykimit.
  • Ruaju nga miku që bisedon me armikun tënd.
  • Pleqëria nuk është jetë.
  • Guximi e bën njeriun të mundë luanin.
  • Xhelozia është humnera e dashurisë.
  • Mos iu afro atij që nuk të prêt mirë, ruaju të mos e mërzitësh atë që të nderon.
  • Shumëherë njerëzit e bëjnë mik atë që u bën keq, e armik atë që u bën mirë.
  • Mos kij besim në njeriun që s'ka besim në ty.
  • Po dëshirove të duash një njeri, ose të dojë ai ty, shihu shpesh me atë.
  • Për çdo sy ka bukuri.
  • Nuk është pasuria ajo që sjell lumturi dhe fatkeqësi, kryesishtë është morali.
  • Këmbëngulja e qëndrimi bën të mundshme të pamundshmen.
  • Njeriut të drejtë shumë rrallë i plotsohen dëshirat, por gjithmonë është i sigurt dhe i qetë.
  • Kush dëshiron të duhet, le të dojë.
  • Në qoftë se është lumturi të duhesh, është lumturi më e madhe të duash.
  • Syri është një dritare e shpirtit.
  • Shumica e njerëzve, sidomos gratë, nuk i donë ata që i donë por ata që i përbuzin.
  • Fytyra e qeshur është kripa e bukurisë.
  • Grueja duhet të ketë në dorën e djathtë gjilpërën e në të majtën librin.
  • Burrat besojnë se bota është krijuar vetëm për ta.
  • Njeriu që ka mendjen dhe zemrën të fortë e përdor veten e tij sipas rastit dhe nuk bëhet skllav i iluzioneve e i ndjenjave. Ndërsa njeriu mendjelehtë jepet pas iluzioneve, dhe njeriu me zemër të dobët pas ndjenjave duke mos zotëruar vetëveten.
  • Kush lexon shumë, medeomos bëhet i mençur ; kush punon shumë, medeomos bëhet i pasur ; kush kujdeset për higjienën, medeomos bëhet i lumtur. Ai që i plotëson të gjitha këto kondita, le të thotë se ka bërë me të vërtet jetë në botë.
  • Çdo njeri që të do nuk mund të numërohet mik i vërtet ; miq të vërtetë janë ata që - përveq dashurisë - janë të bashkuar edhe në mendim dhe princip.
  • Duke mos e parë për shumë kohë atë që e do, njeriu fillon të mos e dojë, duke e parë shpesh njeriun që nuk e do, fillon ta do.
  • Mos iu gabo një të mire të atij që të ka bërë njëqind të këqija, mos iu hidhëro një të keqeje të atij që të ka bërë njëqind të mira.
  • Njeriu i përsosur është ai i cili çka bën në sy të botës mund të bëjë në vetmi dhe çka bën në vetmi mund të bëjë në sy të botës.
  • Ashtu sikundër mund të ndryshojë fytyra e njeriut, mund të ndryshojë edhe mendimi i tij, por zemra s'mund të ndryshojë.
  • Burrat pretendojnë se çdo gjë e dinë më mirë se gratë, madje dhe ushqimin e fëmijëve dhe larjen e të lintave.
  • Njeriu i pajisur me edukatë dhe me moral të mirë, në çdo gjendje që të ndodhet, prapseprapë njeri është.
  • Shoku më i pavlefshëm është ai, i cili, për një fjalë që ka dëgjuar për shokun e tij, nuk e do më atë.
  • Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes, aty ku s'ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë.
  • Mendja e njeriut kuptohet me të folur dy tri fjalë, por zemra e tij s'mund të kuptohet as për disa vjet.