kultura

Kultura përfshin besimin tone, sjelljen, mënyrën se si e konceptojmë rrethin dhe këndvështimin tone. Pjesët më të mëdha të kulturës trashigohen më tej nëpërmjet famijles ose bashkësis. Gjatë rritjes, njerëzit pa e kuptuar i pranojnë këto dituri, vlerat dhe zakonet të grupës së tyre shoqërore ju duken normale, ndërsa zakonet e grupeve të tjera ju duken të huaja madje edhe kërcënuese. Megjithatë disa njerëz vendosin ti pranojnë ose ti largojnë disa gjëra. Kultura e përbashkët i përforcon lidhjet në shoqëri. Prej saj individët i ruajnë rregullat e përgjithshme të sjelljes, të cilat vet nuk do të mund ti zhvillonin deri në fund të jetës së tyre.

Bazat e kulturës

Secila kulturë bazohet në tre elemente: kuptimet, zakonet dhe objeket. Me gërshetimin e këtyre elementëve zhvillohet këndvështrimi dhe caktohet vendi i individit në botë. Kuptimet e përbashkëta janë bazat e një culture. Njerëzit më lehtë kuptohen nëse kanë vështrim të njejtë për botën, kritere të ngjajshme me të cilat dallojnë të mirën nga e keqja, madje edhe kritere estetike në kuptimin e idealeve të përbashkëta për bukurinë. Vështrimet e botës të ndonjë bashkësie reflektohet në zakonet e veta. Disa zakone formohen për shkaqe praktike, si mbrojtja e shëndetit dhe siguria. Në to përfshihen rregullat që mund të ushqehen, çfar të veshet në kushte të vështira në ambientin jetësor, si dhe prirjet higjenike. Zakone të caktuara janë të vendosura ashtu që të sigurojnë veprime të drejta në mes njerëzve. Të tjerat munden tu japin mundësi individëve dhe grupit ta vërtetojnë identitetin e tyre posaçërisht para njerëzve të panjohur. Kulturën e rregullojnë edhe objektet të cilat i përdorin njerëzit. Shumë objekte të tilla kanë vlerë simbolike dhe praktike: për shembull, ndonjë alat pune si stetoskopi ose mantili i bardh i mjekut, mund të jenë sibole të statusit, por edhe mjetet e domosdoshme për punë. Disa objekte që i kanë njerëzit, si tupani tek shamanët, kanë qëllim ritual. Të tjerat si bizhuterit ose veprat e artit kanë qëllim dekorativ ose e tregojnë pasurinë, statusin ose shijen e pronarit.

Shprehja e formave

Njerëzit e paraqesin kulturën nëpërmjet besimeve të tyre, mënyrën e komunikimit, veshjen dhe zbukurimin e trupit por edhe nëpërmjet artit dhe shkencës. Religjionet dhe sistemet e tjera të besimit japin zgjidhje prej udhëzimeve për jetën, japin sqarime për forminin e univerzit, prejardhjen e njeriut dhe çfar ndodh pas vdekjes. Këto gjithashtu njerëzve u japin mundësi ti caktojnë etapat e jetës, si që është lindja, mosha e pjekuris, martesa dhe vdekja. Përveç kësaj sistemet e besimeve e caktojnë edhe dallimin e asaj çfar është e mire dh e keqe dhe vendosin rregulla të cilat e drejtojnë ose kontrollojnë sjelljen e njeriut. Gjuha dhe format e saj të kominukimit na mundësojnë të marrim pjesë në lidhjet mes veti dhe të shprehemi. Gjuha e përbashkët në masë të madhe shërben për lidhjen e njerëzve në kuadër të shoqërisë. Në disa raste, si në gjuhën bengale, njerëzit madje bëjnë luftë për përdorimin e gjuhës së tyre. Mesazhet që përcillen me shenja dhe simbole, si qëndisjet me dorë që përdoren për qëllime fetare ose flamujt kombëtarë mund të kenë rendësi më të madhe nga shprehja me fjalë. Veshja dhe zbukurimi i trupit munden në cast të na tregojnë cili është ndonjë person dhe cila është pozita e tij në shoqëri. Ajo mond të jetë symbol i forte i identitetit të grupës: njerëzit ndonjëherë e ruajnë mënyrën e veshjes tradicionale, për ta mbrojtur kulturën e tyre ose për ta përjetuar trashigimin e tyre kulturore. Nga ana tjetër disa njerëz pranojnë mënyra të veshjes, të cilat janë në kundërshtim me normat e theksuara, si shenjë kryengritje kundër vlerave shoqërore. Megjthatë shum njerëz kanë stilin e tyre që paraqet edhe imazhin e tyre. Arti dhe shkenca janë forma më e lartë e kulturës. Shumë shprehje artistike si portretet dhe romanët e popullarizuar janë një përgjigje e rëndomtë e përditshmërisë sonë. Arti nga ana tjetër në vehte mund të përfshijë edhe analiza të larta intelektuale të formave dhe paraqitjeve. Shkenca është metodë formale për mbledhje, analiza dhe përpunimin e të dhënave. Përbëhet nga shumë diciplina që kanë aspekt teroik dhe praktik. Në artin dhe shkencën mund të shikohet si një mënyrë që i sjellë autoritet një shoqërie.

Identiteti i grupës

This paragraph is followed by a sample unordered list:

 

Tags: vivamus nibh in augue praesent