Kompjuteri transparent

2013 •  Comments  • 

Një kompjuter transparent, që u lejon përdoruesve të depërtojnë brenda tij dhe të prekin përmbajtjen dixhitale, është prezantuar në një konferencë të posaçme në Los Anxheles. Përfaqësuesi i Technology, Education and Design, Jinha Lee ka punuar për desktopin SpaceTop 3D në bashkëpunim me Microsoft. “Duke u lejuar përdoruesve të veprojnë me kompjuterin në të njëjtën mënyrë siç veprojnë me objekte solide mund ta bëjë përdorimin e PC-ve më intuitiv”, ka thënë Lee për BBC. Ai mendon se sistemi do të jetë gati për përdorim në masë të gjerë brenda një dekade. Sistemi konsiston në një ekran transparent LED, me kamera të ndërtuara brenda, që gjurmon veprimet e përdoruesit dhe lëvizjet e tij me sy. Projekti ishte frymëzuar nga nevoja e njeriut për të ndërvepruar me gjërat. “Memoria hapësinore, ku trupi me intuitë të kujton se ku kemi lënë gjërat, është njësoj si një kafkë njeriu”, ka shtuar Lee.

 

 

MWC: Samsung Galaxy S3 shpallet telefoni i vitit

, 2013 •  Comments  • 

Samsung po vazhdon vitin e saj të suksesshëm, pasi që në mbrëmjen e kaluar, kompania ka fituar çmimin për telefonin më të mirë të mençur për vitin 2013, dhënë nga Kongresi Botëror Mobil në Barcelonë, duke mposhtur rivalin e saj jashtë sfidës, Apple iPhone, dhe rivalët e tjerë si HTC Droid DNA, Nokia Lumia 920, dhe fabletin e saj Samsung Galaxy Note II. Ky ishte njëri ndër katër çmimet e mëdha për Samsung , në krahasim me Apple e cila nuk pranoi asnjë çmim. Vitin e kaluar, Samsung Galaxy S2 kishte mundur rivalin e saj më të fortë, iPhone 4S, ndërsa Apple kishte fituar çmimin kryesor si prodhuesi i tabletëve.

Mundi S2 iPhone 4S në shoë.Samsung vitit të kaluar ishte prodhues pajisje e vitit dhe Apple fitoi kategorinë tabletë. Në kategorinë e telefonave fillestar, Nokia Asha u shpall si telefoni më i mirë, duke lënë anash tri modele të telefonave të kompanisë së vet, si dhe Samsung C3312. Google Nexus 7 fitoi garën mes tabletëve.

 

 

 

LG Optimus L3 debuton në Brazil

, 2013 •  Comments  • 

LG së fundmi ka prezantuar linjën e re të telefonave të mençur Android, përkatësisht modelet LG Optimus L II dhe LG Optimus L III, ndërsa ky i fundit gjatë javës së ardhshme do të fillojë shitjen në tregun brazilian. LG Optimus L3 posedon procesorin me 1GHz, si dhe ekranin e ndjeshëm në prekje me 4 inç, me rezolucion WVGA në ndërfaqen IPS, ndërsa pajisja mbështetet nga Android 4.1.2 Jelly Bean. Pas debutimit në tregun brazilian, LG Optimus L3 do të shfaqet edhe në Amerikën Veriore dhe atë Jugore, Evropë, Azi, Lindje të Mesme dhe Afrikë.